HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Vellaznimi nuk shkojne me shume se X
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Prill 2012 20:09   pdfShtypEmail

vellaznimiDy skuadrat e kreut të renditjes në Raiffeisen Superligë, Vëllaznimi dhe Prishtina nuk kanë arritur të marrin më shumë se nga një pikë në ndeshjet e javës së XXV.

Gjakovarët kanë barazuar para tifozëve të vet me Lepencin,  me rezultat 2-2. Kuqezinjtë dy herë ishin në epërsi me golat e shënuar nga Rafet Mullallari dhe Fatih Karahoda, por një pikë mysafirëve nga Kaçaniku ia siguroi Muhabit Bushi, me golat e shënuar në minutat 22-të e 44-t. Përkundër këtij barazimi Vëllaznimi mbetet në pozitën e parë, me një pikë më shumë se Prishtina.

Kjo e fundit takimin kundër Trepçës në kryeqytet e mbylli pa gola, 0-0. Përkundër rasteve të shumta në të dy pjesët e lojës, prishtinasit nuk kanë arritur të gjejnë golin, duke e mbyllur sfidën me rezultat 0-0. Skuadra e drejtuar nga Volfgan Jerat mbizotëroi gjatë tërë ndeshjes, duke krijuar raste të shumta shënimi. Në minutën e 28-të Liridon Latifi me gjuajtje nga brendësia e zonës e goditi shtyllën pingule të portës së Përtinacit, derisa portieri i mysafirëve ishte me fat edhe në minutën e 68-të, kur Driton Krasniqi gjuajti furishëm nga largësia por topi qëlloi tërthorësen. Ndër rastet e tjera të shumta të bardhekaltërve, vlen të veçohet edhe ai i minutës së 86-të kur Mazrekaj harkoi në zonë, por gjuajtjen e Fetahut nga afërsia e priti Përtinac. Në anën tjetër mundësinë më të mirë për mysafirët e pati Enis Zabërgja, në minutën e 44-t, por gjuajtjen e tij arriti ta dëbojë Neziri.

Barazimet e Vëllaznimit dhe Prishtinës i shfrytëzoi si duhet Trepça’89, duke e mposhtur KEK-un në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 4:1. Me këtë fitore “minatorët” e kanë zvogëluar ngecjen ndaj lideri në vetëm dy pikë. Të katër golat në fitoren e Trepçës’89 i shënoi sulmuesi Kastriot Rexha (2’, 30’, 62’ e 85’), derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Menduh Salihi (32’).

Ndërkohë, Gjilani shënoi fitore në derbin lokal kundër Dritës, me rezultat 2:1, që u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të ndëshkimit të KF “Drita” me dy ndeshje pa shikues nga Komisioni Disiplinor. Golat për fitoren e Gjilanit i shënuan Alban Hyseni (33’) dhe Bunjamin Shabani (64’), derisa golin e barazimit të përkohshëm për Dritën e realizoi Përparim Osmani (53’). Me arkëtimin e këtyre tri pikëve Gjilani edhe më tutje mbetet me shpresa për t’iu shmangur rënies nga shoqëria elite.

 


busy
komente