HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Suad Saliagiq : Kercenon Prishtinen
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Nentor 2009 10:58   pdfShtypEmail

suad_saliagicSulmuesi i FC Prishtinës, Suad Saliagiq nuk ka dashur të humbë kohë për ta paralajmëruar skuadrën e Prishtinës se nuk është i kënaqur me statusin që ka në klub. Ai ka kërkuar që të jetë titullar, ose përndryshe do të mendoj largimin që në afatin kalimtar të janarit. Paralajmërimi i sulmuesit shtatlartë ka ardhur vetëm një ditë pasi ka përfunduar stinori vjeshtor. “Nuk jam i kënaqur me formën time në ketë sezon, por as me statusin tim në klub. Sinqerisht të them nuk dua të jam sulmuesi i tretë në skuadër. Që dy vjet kam treguar formë të mirë dhe dua vendin e titullarit ose përndryshe do të mendoj të largohem që në janar”, ka thënë Suad Saliagiq, i cili ka kontratë edhe një vjet e gjysme me skuadrën kampione.

Ish-sulmuesit i Istogut i ka humbur shkëlqimi me ardhjen e sulmuesit Astrit Fazliu dhe me rikthimin në skuadër të sulmuesit Ertan Hasan. Mirëpo dëshira e numrit shtatë në skuadrën “bardhëkaltër” është që të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe në ta ardhmen.

“Largimi nga Prishtina me kënaq vetëm nëse do të shkoj jashtë. Në Kosovë s’ka skuadër me të mirë dhe s’kam arsye të mendoj për ndonjë skuadër tjetër”, ka shtuar Saliagiq, duke lënë të kuptohet se pritet të provohet në një skuadër jashtë Superligës së Kosovës.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Suad Saliagiq ka shprehur mendimin se lufta për titullin e kampionit ende nuk ka përfunduar. Madje ai është optimist se titulli mund të mbetet përsëri në kryeqytet.

“Nuk është dallimi i madh në mes skuadrave si nga pikët ashtu edhe nga cilësia. Edhe ne jemi në garë për titull të kampionit. Ajo çka na duhet është të përgatitemi me shumë fizikisht”, ka thënë ai.

Skuadra e Prishtinës në takimin e fundit të stinorit vjeshtor ka luajtur baras me rivalet e Flamurtarit. Ndërsa pas përfundimit të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e shtatë më 22 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

 


busy
komente