Raiffeisen Superliga/ Drita e njoftoi me humbje liderin, Vëllaznimi fitoi me vështirës | ||||
|
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në derbin e javës së 10-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Trepçën’89, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, në një atmosferë të mirë. Për liderin e renditjes kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të garave, derisa gjilanasit me këtë fitore përfshihen seriozisht në garën për titull të kampionit, pasi tashmë kanë 19 pikë. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 20-të, pas asistimit të Leonit Abazit. “Minatorët” barazuan shifrat në minutën e 42-të, me golin e shënuar nga Ibrahim Peci, pasi më herët thuajse tërë punën e kreu kapiteni Shpëtim Idrizi. Megjithatë, tri pikë skuadrës së Dritës ia siguroi Ismet Ramushi, me golin e shënuar në minutën e 83-të. Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi shënoi fitore tejet të vështirë para tifozëve të vet në duel me Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores gjakovarët e shënuan në minutën e 89-të nëpërmjet Nikoliqit. Java e 10-të mbyllet nesër me ndeshjen që zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6746 |