HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ KE i FFK-së: Stinori pranveror nis më 2 mars
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 14:56   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesDje më 27 shkurt 2013, KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin Fadil Vokrrit, kryetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.KE shqyrtoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror, i cili fillon me ndeshjet e kupës që do të zhvillohen më 2 e 3 mars. U konstatua se me gjithë vështirësitë e natyrave të ndryshme kampionati do të nis në kohën e paraparë. KE shqyrtoi edhe raportin e Komisionit të gjyqtarëve në lidhje me testet fizike e teorike të Gjyqtarëve. Për këtë referoi kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve z. Ruzhdi Breznica, duke theksuar se gjyqtarët në testin teorik patën shumë vështirësi sepse për herët iu nënshtruan një metode të re të testimit me video-test dhe që nuk arritën të bëhen sqarimet e nevojshme, ndaj edhe kalueshmëria ishte nën nivelin e duhur. Së këndejmi KE mori vendim që të bëhet ritestimi më 6 mars dhe që gjyqtarët të marrin sqarimet e duhura se si veprohet me video-teste. Po ashtu KE miratoi një listë kalimtare të gjyqtarëve vetëm për ndeshjet e kupës të përbërë nga gjyqtarët që e kanë kaluar testet fizike dhe teorike si dhe ata që kanë pasur kalueshmëri mbi 50% të testit. Po ashtu KE përcaktoi shumën minimale të kontratave profesionale ndërmjet klubit dhe lojtarit që e kjo shumë është 220 euro. KE njëherësh ka kërkuar nga të gjitha organet relevante që të jenë në nivelin e detyrave që stinori pranveror të ketë rrjedh normale në përputhje me rregullativën e FFK-së dhe se për këtë qëllim KE do të shtojë mbikëqyrjen ndaj të gjithëve.


busy
komente