Raiffeisen Superliga/ Vëllaznimi-Trepça’89 u mbyll pa fitues | ||||
|
Ndeshja e parë e stinorit pranveror ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës’89, që u zhvillua sot në Gjakovë, ka përfunduar pa fitues, 1:1. Loja u zhvillua në një terren tejet të vështirë. Në pjesën e parë të dyja palët patën raste të mira për të shënuar, por nuk e gjetën rrugën e golit. Ndërkohë, në pjesën e dytë të parët në epërsi kaluan mitrovicasit, kur Ylber Myrta shënoi me kokë autogol në minutën e 60-të, pas goditjes së lirë të Shpëtim Idrizit. Pas pësimit të këtij goli gjakovarët u vërsulën me të gjitha forcat në sulm dhe patën disa mundësi të mira shënimi, prej të cilave vlen të veçohet goditja e Admir Mehjes në minutën e 71-të që e qëlloi shtyllën. Golin e barazimit vendasit e shënuan në minutën e 76-të, kur Shpat Tetrica shënoi nga afërsia, edhe pse paraprakisht u duk se Roland Duraku e prek topin me dorë. Pas këtij momenti u tensionua situata dhe si rrjedhojë në minutën e 87-të pas një tollovie në zonën e mitrovicasve me karton të kuq u ndëshkua Valon Kasapi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5908 |