Raiffeisen Superliga/ Barazime në Mitrovicë dhe Gjakovë | ||||
|
Dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë, që u zhvilluan, sot, në Mitrovicë e Gjakovë, janë mbyllur pa fitues. Trepça ka barazuar para tifozëve të vet në duel me Dritën, në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 1:1, duke e humbur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes për titullin e kampionit, ngase tashmë ngec 8 pikë ndaj Prishtinës kryesuese. Të parët në epërsi kaluan “xehetarët”, me golin e shënuar nga Enis Zabërgja, nga pika e bardhë, në minutën e 13-të, ngase më herët Shpëtim Fetahu u rrëzua brenda zonës. Ndërkaq, gjilanasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 56-të, me golin e shënuar nga Ismet Ramushi, po ashtu nga pika e bardhë. Në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në Gjakovë, Liria dhe Besa e mbyllën sfidën me shifrat, 0:0. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6180 |