Raiffeisen Superliga/ Prishtina fitoi në Gjakovë, Trepça’89 dështoi në Kizhnicë | ||||
|
Te shtunen janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese e renditjes, Prishtina, ka bërë një hap të madh drejt kurorëzimit me titullin e dytë radhazi, pasi ka shënuar fitore kundër Lirisë në Gjakovë, me rezultat 2:0, derisa konkurrentja e saj kryesore në garën për titull, Trepça’89 ka pësuar humbje në Kizhnicë, me rezultat 1:2. Golat në fitoren e Prishtinës i shënuan Besnik Krasniqi (40’) dhe Florim Berbatovci (81’). Me këtë fitore Prishtina ka shtuar epërsinë në 8 pikë ndaj Trepçës’89. Kjo e fundit ka pësuar humbje në sekondat e fundit ndaj Hajvalisë. Mahmadu Ndiaje shënoi golin e fitores ka qenë protagonisti kryesor i Hajvalisë, duke shënuar të dy golat e kësaj sfide. Golin e parë e shënoi në minutën e 68-të, kurse në minutat shtesë realizoi edhe golin e dytë, duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij, pasi Shpëtim Idrizi përkohësisht e barazoi rezultatin në minutën e 82-të. Fitore para tifozëve të vet ka shënuar edhe Feronikeli në duel me Trepçën, me rezultat 1:0, duke e përforcuar pozitën e tretë në renditje. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e ka realizuar Rafet Mullallari, në minutën e 82-të. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5449 |