HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina festoi titullin e kampionit, Llamkos Kosova në barazh
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Qershor 2013 23:09   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesSkuadra e Prishtinës e ka festuar titullin e dytë radhazi në Raiffeisen Superligë. Në ndeshjen e fundit të këtij kampionati, bardhekaltrit kanë shënuar fitore në duel me Trepçën’89, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Argjend Malaj (16’) dhe Florim Bërbatovci (63’).

Në fillim të ndeshjes ka qenë një numër i konsiderueshëm i tifozëve, të cilët krijuan një atmosferë të bukur në tribuna, por rrebeshi i shiu sikur e prishi festën e prishtinasve, ngase në fund në ceremoninë festive të titullit numri i tifozëve ishte simbolik. Medaljet për skuadrën prishtinase dhe çekun në vlerë 20 mijë euro e ndau kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, derisa trofeun e kampionit kapitenit të Prishtinës, Driton Krasniqi ia dorëzoi ministri i sportit, Memli Krasniqi. Kapiteni i bardhekaltërve është shprehur i lumtur që fitoi titullin e dytë radhazi me Prishtinën. “Gjatë gjithë kampionatit kemi punuar intensivisht dhe pa dyshim është kënaqësi kur mundi shpërblehet. Sot do ta festojmë titullin, por qysh nesër duhet të nisim të mendojmë për finalen e kupës kundër Ferizaj, ngase aty duam të triumfojmë”, ka theksuar Driton Krasniqi. Ndërkohë, krahas kampionit dhe dy skuadrave që janë larguar nga elita (Vëllaznimi e Liria) është vendosur përfundimisht edhe skuadra që do të luajë në barazh. Do të jetë pikërisht Llamkos Kosova, që mbetjen në elitë do ta kërkojë në sfidën përcaktuese me skuadrën e renditur në pozitën e tretë të Ligës së Parë, Deçanin.

REZULTATET E NDESHJEVE: Raiffeisen SUPERLIGA,
Java e 33-të, (e fundit për Kamp. 2012/2013) më 02/.06.2013:
Vëllaznimi - Hajvalia 1-2,
Llamkos Kosova - Feronikeli 6-0
Drenica - Drita 2-0
Hysi - Trepça 2-0
Prishtina - Trepça 89 2-0,
Besa –Liria (ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje, për shkak të mungesës së futbollistëve)


busy
komente