Kf Ballkani terhiqet nga gara | ||||
|
Drejtuesit e Klubit të Futbollit Ballkani nga Theranda kanë vendosur të tërhiqen nga garat, pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendim që takimi në mes të Lepencit dhe Ballkanit të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0. Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i KF Ballkanit, Besim Kuqi, duke shtuar: “Ne s’mund ta kuptojmë atë vendim. Shkalla e dytë dhe Komiteti Ekzekutiv kanë marrë vendime të kundërta. Federata po bën padrejtësi të mëdha ndaj nesh. Këso padrejtësi bëri edhe një vit më parë”. Drejtori i skuadrës nga Theranda ka bërë me dije se mundësia e vetme që Ballkani të rikthehet është anulimi i vendimit nga KE i FFK-së. “Komiteti Ekzekutiv e ka marrë vendimin, kurse ne s’e kemi ndërmend të rikthehemi. Mundësia e vetme që të rikthehemi është nëse ky vendim anulohet”, ka shtuar Kuçi. Skuadra e Ballkanit, që bënë gara në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës, e udhëhequr nga trajneri Adil Vokrri, sezonin vjeshtor e mbylli si lidere me 38 pikë të tubuara.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3424 |