HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bardhyl Kaçiu nuk provohet tek TuS!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 29 Dhjetor 2009 19:13   pdfShtypEmail

bardhyl_kaciu_prishtinaMesfushori Bardhyl Kaçiu nuk do të provohet te skuadra e Bundesligës së Dytë Gjermane Koblenz. Këtë lajm e ka bërë të ditur njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës.

“Është folur shumë se do të provohem te skuadra e Koblenzit, por kjo s’do të ndodhë. Këto fjalë më shumë kanë qenë thashetheme”, ka thënë Bardhyl Kaçiu, i cili ka kontratë edhe për gjashtë muaj me skuadrën e Trepçës.

Ish-kapiteni i skuadrës së Prishtinës ka pranuar se ka pasur oferta nga skuadrat e Raiffeisen Superligës, por jo edhe nga jashtë.

“Oferta kam pasur nga disa skuadra në Kosovë, por nuk e kam ndërmend ta ndërroj skuadrën. Nga jashtë ende nuk kam pasur ndonjë ofertë serioze. Trepça më ka ofruar kushte të mira dhe në Kosovë nuk ka më mirë”, ka shtuar ai.

 

Të gatshëm për çdo sukses

 

Skuadra e Trepçës është shpallur kampione vjeshtore. Mesfushori Bardhyl Kaçiu ka thënë se kjo skuadër është e gatshme për çdo sukses në këtë edicion.

“Ne jemi skuadër pretendente për titull dhe për Kupën e Republikës së Kosovës. Kam besim se do të arrijmë të triumfojmë në të dyja garat, pasi kemi skuadër të kompletuar në çdo aspekt”, ka thënë ai.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Bardhyl Kaçiu, te skuadra e Trepçës është transferuar nga Prishtina, kurse gjatë afatit kalimtar të verës ishte në prova te skuadra e Besës nga Kavaja.

Skuadra e Trepçës, që është kampione vjeshtore edhe për ndërrimin e trajnerëve në këtë edicion, përgatitjet për stinorin pranveror pritet t’i fillojë më 5 janar të vitit 2010.

Veton Zymberi


busy
komente