HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superkupa ne kryeqytet apo ne Merdarë?
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Gusht 2009 12:40   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Sonte Superkupa e Republikës së Kosovës: Prishtina - Hysi 

Fatmir Bytyçi 

Prishtinë, 10 gusht - Prishtina - Hysi, me ndeshjen e Superkupës së Republikës së Kosovës, që zhvillohet sonte hap edicionin e ri të garave. Kjo përballje, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit nën dritat e reflektorëve, nga njohësit e futbollit parashikohet të japë një lojë të bukur dhe se, fituesi i këtij takimi do të dihet vetëm pas 90 minutave lojë. Kujtojmë se Hysi nga Merdara kishte mundur Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës, pikërisht në kryeqytet, me rezultat të ngushtë 2-1. Në prag të kësaj finale të madhe të dyja skuadrat me kohë kanë nisur dhe kanë përfunduar përgatitjet. Sipas trajnerëve të këtyre dy ekipeve, gjithçka është gati për fillimin e kësaj ngjarje të madhe sportive. 

Kollari: Dua ta nis edicionin me fitore 

Trajneri i skuadrës kampione, Prishtinës, Besnik Kollari, ka thënë se është i kënaqur me përgatitjet që ka bërë skuadra e tij. Realisht jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë përgatitjeve. Të gjithë futbollistët po japin maksimumin në stërvitje. Jemi të gatshëm për fillimin e edicionit të ri”, ka thënë Kollari. I pari i bankinës së “bardhekaltërve” ka theksuar se të përzgjedhurit e tij kërkojnë fitore në superkupën e Kosovës ndaj Hysit. Kollari dëshiron që edicionin e ri ta nisë me fitore. “Në ndeshjet e Superkupës është vështirë të prognozohet se kush do të fitojë, por ne jemi përgatitur mirë dhe ndaj Hysit do të kërkojmë fitore. Hysi është skuadër e mirë, e cila në afatin veror është përforcuar edhe me dy-tre lojtarë të mirë. Synimi ynë është që ndaj Hysit ta nisim me fitore këtë edicion”, ka thënë Kollari. 

Sahiti: Hysi sërish do ta mposht Prishtinën 

Optimist për fitore në Superkupën e Republikës së Kosovës është shprehur edhe i pari i bankinës së Hysit, Muharrem Sahiti. Ai ka thënë se Hysi do ta mposhtë Prishtinën, ashtu siç bëri në finalen e Kupës së Kosovës. “Hysi e ka ‘ilaçin’ për ta mposhtur Prishtinën. Jemi të përgatitur maksimalisht ta mundim edhe një herë Prishtinën. Terreni, atmosfera, gjithçka është e njëjtë sikurse në finalen e zhvilluar kohë më parë, e besoj se edhe rezultati do të jetë i njëjtë, 2-1 për Hysin, ashtu siç kishte përfunduar finalja e Kupës së Kosovës”, ka thënë timonieri i Hysit, Sahiti. 


busy
komente