HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Uliks Emra, i kënaqur me rikthimin në Prizren
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Janar 2010 17:44   pdfShtypEmail

emra_1__816856040Sulmuesi i Lirisë, Uliks Emra, i cili pak ditë më parë është rikthyer në skuadrën prizrenase, ka thënë se ndihet i lumtur që sërish do të jetë pjesë e skuadrës së Lirisë. Emra, që në sezonin vjeshtor mbrojti ngjyrat e Trepçës, thotë se po kalon çaste shumë të mira në skuadrën e Lirisë. Sipas tij, atmosfera në klub është mjaft e mirë dhe se ai pohon se gjatë stërvitjeve po punohet mjaft shumë.

“Ndihem mjaft mirë që jam rikthyer në ekipin tim të zemrës, në skuadrën në të cilën e kam nisur karrierën. Klubi, por edhe i gjithë qyteti, më kanë pritur shumë mirë”, ka thënë Emra.

“Të hënën i jam bashkuar skuadrës në përgatitje dhe se, po punohet mjaft shumë gjatë stërvitjeve”.

Sipas tij, Liria do të jetë një nga skuadrat që do ta ketë fjalën kryesore në pjesën e dytë të garave. Ai thekson se synim i klubit është: plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore.

“Një pjesë të përgatitjeve është paraparë ta mbajmë jashtë Kosovës, megjithëse ende nuk është caktuar vendi se ku do të shkojmë. Besoj se skuadra e Lirisë do të jetë e gatshme për stinorin pranveror. Lirisht mund të them se kemi një ekip shumë të mirë dhe se, do t’i prishim punë shumëkujt. Objektivi ynë është plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore. E, nëse na jepet rasti të luftojmë për titull, pse jo”, ka theksuar Emra, i cili ka shtuar se skuadra e tij ka ambicie të larta edhe në garat e Kupës së Kosovës.

“Natyrisht se ne, përveç synimeve që kemi në garat e kampionatit, nuk do të dorëzohemi lehtë as në garat e Kupës së Kosovës. Jam i bindur se kemi fond të pasur të lojtarëve që mund të garojmë në të dy frontet: titullin dhe Kupën e Kosovës”, ka përfunduar Emra.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente