Maqedonia/ Nebi Mustafi tek Drita e Bogovines ? | ||||
|
Pas startit të pa suksesshëm në Ligën e Parë dhe humbjes 0:1 nga Bregallnica, Drita e Bogovinës pretendon të përforcojë rradhët e saj me njërin prej mesfushoëve më të mirë në Maqedoni, Nebi Mustafin. Ish-kapiteni i Shkëndijës pas largimit nga rradhët e 'kuqezinjëve' është futbollistë i lirë dhe për momentin ka disa oferta nga skuadra vendase, në mes të cilave edhe Drita. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, pasi asnjëra prej palëve nuk komenton këtë lëvizje, megjithse presidenti i Dritës, Abedin Aliti, nuk përjashtoi dëshirën për angazhimin e Mustafit, mirëpo shtoi se për momentin nuk ka asgjë konkrete. Nëse kjo trasfert do te realizohej, atëherë Drita do të përforconte shumë rradhët e saj dhe do të siguronte njërin prej mesfushorëve më të mirë në Maqedoni, i cili ishte ndër më të merituarit për sukseset e Shkëndijës në dy vitet e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5495 |