Maqedonia/ Shkëndija befasohet nga Horizonti në Tetovë, triumfon Drita dhe Renova | ||||
|
Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 13-të në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Derbi i kësaj jave që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Zdravje nga fshati Turnov i Strumicës, i ka takuar mysafirëve që fituan me rezultat 1:2. Të parët në epërsi kanë ardhur futbollistët mysafir edhe atë nga penaltia, nëpërmjet Bllazhevskit në minutën e 35. Ne minuten e 60 nga nje aksion mes Cuculit dhe Jasir Selmanit, Cuculi do te hyjë në zonën e 16 metërshit, ku do të ndalet në mënyrë të palejueshme nga ana e mbrojtësve të Horizontit. Gjuetjen e penalltisë e mori përsipër kapiteni Izair Emini dhe realizoj për 1-1. Kur të gjithë menduan se ky takim do të përfundoi me ndarjen e pikëve, kështu nuk menduan edhe lojtarët e Horizontit që realizuan golin e fitores edhe atë në minutën e 90-të, ku Iliev befasoi portierin e Shkëndijës. Fitore të rëndësishme këtë javë kanë realizuar ekipi i Dritës dhe i Renovës. Kjo e fundit, pas një krize disa javore arriti që më në fund të realizoi fitore pa pranuar gol edhe atë kundër Teteksit që e mposhtën me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Sasho Pandev në minutën e 72. Drita arriti të fitoj tre pikë të arta edhe atë ndaj skuadrës së Rabotniçkit duke i mposht me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ardit Shaqiri në minutën e 82 të takimit. Rezultatet tjera: Drita – Rabotniçki 1:0 Pelister – Metallurg 0:1 Shkëndija – Turnovo Z 1:2 Sileks – Bellasica 2:1 Vardar – Napredok 1:0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5936 |