Maqedonia/ Përsëri probleme me kryesinë e Shkëndijës !? | ||||
|
Nuk kanë fund problemet te Shkëndija e Tetovës, pasi që burime të televizionit Alsat-M mësojnë se komisioni i shkallës së dytë ka pranuar ankesën e ish-nënkryetarit Idriz Ibishi. Paqratësitë në KF Shkëndija janë aktuale tani më një kohë, pasi Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë disa herë ndryshonte vendimin për legjitimitetin e dy palëve rivale. Gjithçka filloi verën e kaluar kur nën-kryetari i atëhershëm Idriz Ibishi në kuvendin e tij shkakroi Nuriman Shaqirin nga posti i presidentit, për t’u zgjedhur më pas vetë ai njeriu i parë i skuadrës ‘kuqezi’. Regjistri Qendror më vonë disa herë ndryshoi vendimin, për të marë çështja fund në vjeshtë, kur Shaqiri u konfirmua president. Mirëpo tani gjërat marin kahje tjetër, pasi komisioni i shkallës së dytë pranon ankesën e Ibishit dhe ky i fundit pretendon që së shpejti të hyjë në klub. Në rast se kjo vërtetohet me ligj, nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes së Nuriman Shaqirit njofton Alsat-M. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5234 |