Kridens Meta, arbitri qe nuk di rregulloren !? | ||||
|
Arbitri kryesor i takimit Kamza-Elbasani, Z.Kridens Meta ka shkelur ne menyren me te rende rregulloren per zhvillimin normal te nje ndeshje futbolli. Keto gabime te cilat jane bere me qellim apo per mos njohjen e rregullores nga ky arbiter ndikuan direkt ne lojen e skuadres mike madje ka rrezikuar dhe shendetin e nje lojtari kur ne minute e 22-te, sulmuesi Roland Dervishi pas nje perplasje me portierin Osmani humbet ndjenjat dhe per nje moment ne fushen e lojes ka frike. Ja kush jane rregullat qe nuk u zbatuan nga arbitri Kridens Meta 1-Nje ndeshje futbolli nuk mund te filloje te luhet pa pranine e nje autombulance ne pisten e lojes. Dicka e tille sipas arbitrit Meta nuk ka qene e nevojshme dhe megjithese ne fushen sportive te Kamzes nuk ndodhej ai ka vershellyer per fillimin e takimit. 2-Nje ndeshje nuk mund te filloje te luhet pa pranine e automjetit zjarrfikes ne pisten e fushes. Shkelja e dyte e rende per kete arbiter ne kete ndeshje. Ne mungese te ketyre dy automjeteve ndeshja nuk fillohet dhe pritet per nje kohe te caktuar dhe nese per kete kohe ato nuk mberrijne ne pisten e fushes se lojes ndeshja i jepet kundershtarit. 3-Arbitri Kridens Meta nuk di ose ka bere sikur nuk i ka ditur qe per cdo zevendesim te kryer jepen 30-sekonta shtese. Ne pjesen e dyte u bene gjashte zevendesime , tre per secilen skuader dhe ne perfundim te kohes se rregullt ai shton vetem dy minuta. 4-Kur nje lojtar i demtuar ndodhet jashte fushes se lojes mund te marre ndihmen mjekesore pa pasur nevoje qe arbitri te nderprese ndeshjen, aq me shume kur skuadra eshte ne sulme dhe ne epersi numerike me mbrojtjen. 5-Cudite ne futbollin shqiptar nuk kane te sosur. Dy lojtare te Kamzes perplasen me njeri-tjetrin dhe demtohen. Kridens Meta vershellen per faull (faull i shkaktuar nga shoku skuadres vetem ne Shqiperi mund te quhet i tille)madje me ndihmen e e anesorit Pregja ndeshkon kapitenin e Elbasanit Merxha.
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5028 |