Administratori i Partizanit, akuzon policine: Nuk ndoqen rregullat e me bene presion | ||||
|
Ne perfundim te ndeshjes mes Partizani dhe Elbasanit, ka folur edhe Administratorit i skuadres se kuqe, Paro Laçi i cili ka vleresuar kete fitore. “Per ne ka qene nje fitore me shume vlera. Ne tashme jemi shume prane Superiores, pasi jemi ne grupin e kater skuadrave kryesuese. Tashme objektivi yne eshte vendi i dyte, qe na siguron nje bilete per ne superiore. Ndeshja me Lushnjen eshte ajo qe vendos per objektivin tone.Persa i perket incidenteve qe kane ndodhur sot, doja te thoja qe Partizani po luan nen nje trysni te madhe. Policia nuk ka bere ate qe i takon. Kisha kerkuar qe ne tribune Vip te qendronin vetem ata qe ishin te ftuar per te qendruar aty. Jane ulur njerez qe kishin ardhur me paramendimin per te ushtruar presion. Forcat e rendit ne vend qe te zbatonin rregulloren dhe te largonin nga stadiumi personat e padeshiruar, me kane kercenuar edhe mua duke me thene qe te mos flisja me ose do me shoqeronin ne komisariat. Do ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje dhe kam lajmeruar instancat perkatese.“ eshte shprehur Laci Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3957 |