Kategoria Pare/ Partizani-Burreli 4:1 | ||||
|
Skuadra e kuqe e drejtuar nga trajneri talentuar Gerd Haxhiu ka realizuar nje goleade perballe miqve nga Burreli. Mbrojtesi Arjan Sheta ka qene ne nje dite te shkelqyer. Nga krahu i djathte erdhen dhe dy golat e pare per Partizanin. Sheta merr krahun dhe jep nje asis per Rizvanollin i cili ne minuten e 28', shenon golin e pare. Dy minuta me vone po e njeta skene me te nejtin protagonist Arjan Sheten, por kete here ndryshon finalizuesi i cili eshte Rezart Maho. Ne minute e 40' arbitri kryesor Kreshnik Cjapi akordon njembedhjetemetersh ne favor te vendasve. Karapici ekzekuton dhe shenon goline e trete duke e mbyllur kete ndeshje qe ne pjesen e pare. Ne stadium dhe ne tribune VIP ka brohoritje pasi Luftetari kishte kaluar ne avantazh perballe Kamzes dhe Bilisht Sport kishte permbysur rezultatin ndaj Elbasanit ne 2:1. Pjesen e dyte trajneri Haxhiu ben tre zevendesime. Largon Ishken, Sheten dhe Mustafen per ti dhene mundesi me te rinjve. Megjithese luanin ne fushen e lojes lojtaret e kuq here pas here ktheheshin nga tifozet duke pyetur se si ishin ndeshjet. Ne te 53', miqte shkurtojne rezultatin ne 3:1 me ane te Florjan Pjetrani. Ne minute e 90', Maho shenon dhe golin e kater dhe te fundit per kete ndeshje. Lojtaret e kuq mblidhen te bankina duke pritur perfundimin e ndeshjes ne Gjirokaster. Pas disa minutash ne stadiumin “Selman Stermasi”, vjen lajmi i hidhur qe Kamza shenon dhe golin e dyte qe do te thote se Partizani ngelet jashte zones Play aut.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3540 |