Partizani/ FSHF njeh si administrator Albert Xhanin | ||||
|
Ne oret e vona te mbremjes FSHF ka njohur si administrator te klubit Partizani, Albert Xhanin dhe jo Paro Lacin. Ky vendim eshte bere publik nga drejtuesit e FSHF-se pasi kane shqyrtuar per disa ore me rradhe dokumentacionin e te dyja paleve. Ne mesdite atehere kur pritej te merrej nje vendim definitiv, drejtuesit e FSHF-se e shtyne per diten e shtune kete ceshtje duke shtyre gjithashtu edhe diten e ndeshjes Lushnja-Partizani. Ne oret e vona te mbremjes se premte, burime konfidenciale prane insititucionit me te larte te futbollit ne Shqiperi kane pohuar per Albaniasoccer.com se Albert Xhani do te marre kontrollin e plote te klubit te kuq. Vetem gjate dites se shtune, do te kete te tjera informacione te detajuara mbi kete ceshtje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4401 |