Disiplina me dore te hekurt per plagosjen ne Delvine | ||||
|
Komisioni i Disiplines ka pezulluar per dy vjet dhe gjobitur me 60 mije leke dy futbollistet e klubit Delvina, Rigels Cafa dhe Markelian Alimani, te cilet plagosen me thike lojtarin e Himares Emanuel ne ndeshjen e se dieles Delvina-Himara e vlefshme per kategorine e dyte. Disiplina nuk ka toleruar dhe Komisioni I mbledhur sot ka qene shme i ashper per dy lojtaret e klubit te kategorise se dyte, autore te nje gjesti te paprecedent ne fushat e futbollit. Pas perfundimit te ndeshjes, ata kane goditur barbarisht futbollistin nigerian qe luan me Himaren, Emanuel Ezerioha. Ndaj tij jane perdorur edhe thika, gje qe i ka shkaktuar shenja te shumta ne trup. Ne fakt, perveç denimit sportiv, dy lojtaret e Delvines jane denoncuar edhe ne Prokurori dhe ndaj tyre ka nisur tashme procedimi penal per plagosje. Nderkohe, denimit nuk i ka shpetuar as klubi Delvina. Per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per organizimin e ndeshjes dhe dhune te ushtruar ndaj lojtareve kundershtare, ajo eshte denuar me zhvillimin e tre ndeshjeve pa tifoze, humbjen 3-0 ne tavoline dhe 200 mije leke gjobe. Vendimi ka ardhur per shkak se ndeshja eshte fituar nga vendasit pikerisht per shkak te dhunes se ushtruar ne fushe ndaj futbollisteve miq.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4405 |