HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF: Dënon aktet e dhunës në ndeshjen Sopoti-Elbasani
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Tetor 2009 14:52   pdfShtypEmail

albanian_fa_logoDeklarata për shtyp e FSHF-së


Federata Shqiptare e Futbollit, tejet e shqetësuar për shfaqjet e dhunës të shfaqura në ndeshjen e prapambetur të kategorisë së parë Sopoti – Elbasani, kërkon të tërheqë vëmendjen e klubeve, futbollistëve trajnerëve, gjithë opinionit futbolldashës në Shqipëri, për këtë ngjarje të rëndë.

Të mërkurën në takimin e prapambetur të zhvilluar në Librazhd ndërmjet Sopotit dhe Elbasanit, është ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj gjyqtarit kryesor, janë hedhur sende në fushë dhe janë shkelur norma të tjera të zhvillimit të një ndeshjeje futbolli.

Federata Shqiptare e Futbollit, informon opinonin se i dënon këto akte, të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me lojën e futbollit dhe imazhin e saj. Ajo konfirmon se çdo shfaqje dhune, intolerance dhe mungese respekti, ndaj kundërshtarëve, gjyqtarëve, tifozerive apo institucionit të futbollit, nuk do të tolerohet. Përkundrazi, akte të tilla të dënueshme do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të veprimtarisë së saj.

FSHF i kërkon komisioneve të saj, të jenë të ashpër në vendimet ndaj shkelësve të rregullores së lojës dhe të imazhit të futbollit. Ajo i bën thirrje të gjithë faktorëve, në mënyrë të veçantë klubeve të futbollit dhe organizatorëve të ndeshjeve, që të marrin të gjitha masat për zbatimin e rregulloreve dhe për ruajtjen e imazhit të lojës.


busy
komente