Apollonia - Ada/ Dhjete minuta dhune | ||||
|
Rikthehet dhuna ne stadiumet tona. Sot protagonist jane bere futbollistet e dy ekipeve te Kategorise se Pare te Apollonise dhe te Ades. Ne minuten e 81’ te takimit nje prej futbollisteve miq te Ades ka realizuar nje nderhyrje te rende ndaj mbrojtesit Da Silva te Apollonise per ti rrembyer topin gjate lojes, por ne vend te topit ai e ka demtuar rende ne kembe. Pas kesaj Da Silva i eshte kthyer kundra ketij futbollisti per tu hakmarre, por pa fituar asgje, sepse pas kesaj te dyja skuadrat jane perfshire ne nje perleshje masive rreth dhjete minuta. U desh nderhyrja e forcave te rendit ne ate cast qe te benin ndalimin e ketij turpi ne futbollin shqiptar. Pas kesaj gjendja u qetesua, por kryesori Latif Tanushi nga Gjirokastra nuk akordoi asnje karton per futbollistet. Ky eshte paradoksi ne futbollin tone sepse keto jave ne Shqiperi ka dale nje shprehje mese e pikasur ne Kategorine e Dyte, “ o topin o kemben ” qe mesa duket edhe ne nje kategori me larte qenka e vlefshme! Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4905 |