HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Lushnja/ Ramadan Baballëku, premiere si kampion
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Shtator 2011 16:41   pdfShtypEmail

lushnjeTrajneri i Lushnjës, Ramadan Baballëku, ka debutuar në mënyrë fantastike në stolin verdhëjeshil, duke dhuruar me skuarën e tij spektakël dhe gola për publikun e “Roza Haxhiut”. Tekniku verdhëjeshil ka qënë në një merak të madh, sepse rikthehej në drejtimin e verdhëjeshilëve pas 12 -vjetësh. Gjatë kësaj ndërprerje ka qënë vetëm dy herë si zv/trajner te Lushnja, duke u përqëdruar në futbollin e moshave. Në mungesë të përgjegjësive të mëdha, premiera e Baballëkut ka vënë në siklet edhe klubin, si dhe mbështesit e verdhëjeshilëve. 90 minutat e para kanë qënë jashtë çdo parashikimi. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ish-mesfushorin e fundviteve '70, që “rrëzoi në tapet” skuadrën e plejofit të edicionit të kaluar.

“Nuk është e lehtë të fitosh në fushë me këtë rezultat. E kemi qarkulluar topin në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme. Më duhet të pranoj, që 15-minutat e fundit kanë qënë e jashtëzakonshme. Ndikuan dy zëvendësimet dhe përgatitja e mirë atletiko-fizike që ka skuadra. Kemi luajtur në presing dhe pavarësisht golave që vinin njëri pas tjetrit e kemi mbyllur ndeshjen në sulm”, u shpreh trajneri Baballëku.

“Kur skuadra shënon dhe arrin goleadë, vetëkënaqësia është e pashmangshme. Lind euforia natyrshëm pas rezultatit. Duke parë mangësitë e vogla, në ndeshjen e rradhës do të përgatitemi për t'i eliminuar ato. Kemi një takim të fortë në Vlorë, ndaj një skuadre që duhet vlerësuar maksimalisht. Tashmë do të shikojmë, sesi do të jemi jashtë shtëpisë”, u shpreh trajneri Baballëku.


busy
komente