Kategoria e Pare/ Skrapari terhiqet nga futbolli i luajtur | ||||
|
Dje u mblodh Asambleja e Klubit të Futbollit të Skraparit për të shqyrtuar gjendjen pas ngjarjeve të fundit, që kanë të bëjnë me Klubin. Të gjithë anëtarët ranë dakort për faktin, që ngjajet arritën deri në këtë pikë, pasi ekipi i Skraparit... është viktimë e alencave të pështira midis klubeve. Klubi i ka ditur edhe më parë këto aleanca, por gjithmonë është menduar që të luftohet ndershëm duke besuar se me ndeshje të pastra dhe me një gjykim korrekt ekipi I Skraparit e ka patur të sigurtë mbijetesën. Provat e aleancave të lidhura midis klubeve janë disa, ku u përmendën disa fakte si: 1. Gramozi humbet në fushën e tij me Kuksin dhe pas një jave fiton atje ku nuk fiton dot askush, në Mamurras. Më pas Edhe Mamurrasi kompensohet duke fituar lehtësisht ndaj Elbasanit. 2. Himara fiton në Velipojë për të humbur keqas pas një jave në shtëpi po me Kuksin. Ndërkohë Ada që dhuroi i tri pikë Himarës duhej kompensuar me prenë e radhës, Skraparin, duke ndihmuar përsëri Himariotët, ose më saktë kështu ishte pakti. Por ndeshja ishte në Çorovodë dhe duhej një garanci më shumë dhe askush më mirë se trehja gjykuese nuk mund ta përmbushte këtë mision. 3. Gjithmonë gjykimet kanë qenë të vështira për Skraparin, por duke filluar nga takimi me Besën, ato u bënë të pështira dhe irrituese, prandaj Asambleja dënon me forcë gjithë gjyqtarët dhe gjyykimet e tyre në dëm të Skraparit, sidomos në tri ndeshjet e fundit me Besën, Gramozin e Adën. Për të gjitha këto, pavarësish se në Asamble u dënuan të gjitha tejkalimet e zyrtarëve apo tifozëve, u theksua se këto janë këmbana alarmi për drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar, të cilët me sa duket shqetësohen vetëm se cili do të jetë kampioni i Superiores dhe gjërat e tjera dhe sidomos Kategorinë e Parë e kanë lënë në dorë të hienave dhe të gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve përgatiten që pushimet e verës ti kalojnë në Himarë, pse jo edhe gratis. Asambleja duke mos dashur të jetë edhe në vazhdim pjesë e një lojë të ulët mori vendim ta tërheqë përfundimisht ekipin nga gara për javët e mbetura, duke qenë e bindur se, pavarësisht se ndeshkon vehten, i jep një goditje të fortë trukimit në futbollin tonë. Nëse vendoset kjo masë ekstreme, kjo behet pasi nuk shihet asnjë mundësi dhe çdo denoncim shkon në vesh të shurdhër. Gjithësesi duhet thënë se ky vendim nuk ishte unanim, madje pati edhe mjaft kundërshtime me idenë, që ekipi duhet të vazhdojë garën me ekipin e plotë, pasi farsa vazhdon dhe Skrapari ka mundësinë në ndeshjet e mbetura të provojë se përsëri do të jetë viktimë e saj, por edhe të përpiqet të prishë planet e atyre që përpiqen të paracaktojnë rezultatet nga jashtë fushe. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4678 |