Gramozi/ Përjashtohen përjetë kater lojtare | ||||
|
Komisioni i disiplinës ka përjashtuar përjetësisht nga te gjitha aktivitetet futbollistike 4 futbollistet e Gramozit Evis Peci, Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico pas rrahjes qe i bene gjyqtarit Gentian Nora. Ky i fundit u sulmua barbarisht nga këta lojtare ne startin e kategorisë se dyte te futbollit ne Erseke pas përfundimit te takimit Gramozi-Memaliaj e përfunduar me rezultatin 2-2 ndërsa përfundoi ne spital ne gjendje te rende. Disiplina e mbledhur me urgjence pas konstatimit te problemeve disiplinore vendosi ti përjashtonte për jete këta lojtare pas dhunës se zyrtarit te ndeshjes me pasoja te renda për shëndetin. Ky është rasti i katërt ne historinë e futbollit shqiptar qe një lojtar përjashtohet për jete nga aktivitetet ndërsa për trajnerin lojtar Evis Peci dënimet nga komisionet te disiplinës kane qene raste te përsëritura duke u shfaqur problematik. Për Gramozin ky ishte rasti i trete qe një gjyqtar dhunohet ne fushën e tij ndërsa ne vitin 2006 skuadra u përjashtua dhe me pas u fal pas dhunës ndaj gjyqtarin Tanush Latifi. Ndërkohë klubi Gramozi për dështim ne përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive ne organizimin e ndeshjes u gjobit me 50 mije leke gjobe. Për katër lojtaret kane nisur edhe procedurat ligjore te cilët janë thërritur ne komisariatin e Ersekës duke u gjobitur me 25 mije leke secili. Ndërkohe disiplina ka marre edhe disa vendime te tjera te rëndësishme. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5420 |