Kategoria e pare/ Lushnja e vetme ne krye, Partizani barazon ne trasferte | ||||
|
Java e XII e Kategorise se Pare nuk ka dhuruar ndonje rezultat surprize. Lushnja ka fituar minimalishte ne “Selmas Stermasi”, ndaj Dinamos duke vazhduar e qete rrugen drejt rikthimit ne Kategorine Superiore. Pas javes se XII ajo renditet e para me 18-pike, tre pike me pak se vendi i dyte qe mbahet nga Pogradeci. Liqenoret kane mundur Kamzen 1-0. Goli i fitores u shenua ne minuten e 61’ nga Pengu. Fitore ka arritur dhe Elbasani ne “Ruzhdi Bizhuta”. Verdheblut e drejtuar nga Filja kane fituar paster 3-0 ndaj Beselidhjes. Per Elbasanin eshte aktivizuar dhe Dorian Bylykbashi dhe eshte pikerishte ish sulmuesi i kombetares Shqiptare qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 52’. Ne te 66’ Dalipi do te dyfishoj shifrat nga pika e bardhe e penalltis dhe ne te 90’ Halilaj do te firmoste fitoren per vendasit me rezultatin 3-0. Ne Fushe-Kruje luante Partizani ndaj Iliris vendase. Kreshnik Ivanaj, do te shenonte i pari në minutën e 39-të, për të barazuar gjithcka mbrojtësi i të kuqve, Andrelis Pashaj, në minutën e 42-të. Të dy golat kanë ardhur pas ekzekutimit të këndoreve dhe goditjes me kokë të lojtarëve në fjalë. Brata në fundin e 45-minutave të para ka reklamuar një penallti, por kryesori Pashaj nuk është i këtij mendimi, “driblon” kontestimet e vendësve dhe vazhdon lojën. Pjesa e dytë ka pasur raste të tjera për të dyja palët, që të gjenin rrugën e fitores, por portat respektive kanë mbetur të paprekura sërish, duke bërë që Partizani dhe Iliria të ndajnë nga një pikë mes tyre. Nisur nga interesi i madh që kishte kjo transfertë, drejtuesit e kuq kishin dërguar një kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, me atë të të cilës kërkonin një arbitër që ka edhe stemën e FIFA-s. Përzgjedhja e Bardhyl Pashajt dëshmoi ndjeshmërinë e vetë institucionit qendror të futbollit tonë për këtë ballafaqim. Një kërkesë e tillë, sipas drejtuesve të “demave”, ishte bërë me qëllimin e vetëm që të mos kishte asnjë kontestim në lidhje me rezultatin e ndeshjes dhe ajo të shkonte sa më “fair-play”. Trajneri i të kuqve, Nikolin Çoçlli, e shihte si mjaft të vështirë këtë takim, duke pasur parasysh edhe paraqitjen që kishte bërë kundërshtari në kampionat. Partizani luajti me dy mungesa mjaft të rëndësishme në formacion. Bëhet fjalë për sulmuesin Ergys Buliçin, i cili vazhdon që të jetë i dëmtuar në shpatull, si dhe për mesfushorin me tipare sulmuese, Florian Braho, që kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Fitore me shume vlera kane arritur dhe Mamurrasi dhe Terbuni ne fushat e tyre. Pas javes se XII Kategoria e Pare kryesohet nga Lushnja 18-pike, Pogradeci 15-pike, Terbuni dhe mamurrasi 14-pike dhe e mbyll renditjen Himara me naftetarin me nga 3-pike. Rezultatet e javes se XII : Elbasani-Besëlidhja 3-0 Iliria-Partizani 1-1 Neser luhet ndeshja Burreli - Ada ne oren 14:30 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5952 |