Kategoria e Pare/ Partizani feston 67-vjetorin e themelimit | ||||
|
67 vjet histori. Dekada të mbushura me triumfe dhe lavdi. Por, edhe vite të vështira, ku dukej se ekzistenca ishte në rrezik. Partizani ka festuar përvjetorin e themelimit të klubit, që mori formë në vitin 1946 dhe ka qenë protagonist absolut në futbollin shqiptar. Duke shfrytëzuar datën simbolike, drejtuesit e klubit kanë vendosur që njëkohësisht të bëjnë edhe prezantimin e skuadrës dhe të stafit për gjysmën e mbetur të sezonit. Premtimi është i zakonshmi: rikthimi në Superligë, pse jo me trofeun e kategorisë së parë. Me 13 blerje gjatë merkatos së janarit, skuadra është formatuar nga e para. Mes emrave të rëndësishëm në dispozicion të trajnerit Shtëpim Duro janë sulmuesi Abazaj dhe mbrojtesi nigerian Udoh. Në fundjavë skuadra do të japë përgjigjet në fushë, në ndeshjen e kampionatit kundër Adës së Velipojës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5888 |