Mark Frroku: Tërbuni në Superligë, nuk do të heq dorë nga ekipi | ||||
|
Pavarësisht se si do të jetë forma e përkrahjes së ekipit të futbollit të Tërbunit, deputeti i PKD-së, Mark Frroku, pohon se angazhimi politik nuk do ta pengojë për të ndërtuar një ekip të denjë për në Superligë. “Për pjesën më të madhe të sezonit të fundit Tërbuni ishte kandidat për të dalë në Superligë, madje kemi mundur Lushnjën dhe Partizanin, por për disa arsye nuk u bë mundur. Së pari, pres rikthimin e vëllait, por sidoqoftë, ekipi do të nisë së shpejti rikompozimin, si në staf drejtues, ashtu edhe në grupin e futbollistëve, madje do të investojmë edhe te të rinjtë pukjanë, në mënyrë që Tërbuni të përfaqësohet sa më shumë nga elementi vendës. Padrejtësitë në gjykimin e ndeshjeve nuk do t’i tolerojmë më, vetëm se ishim skuadër e vogël”, - deklaroi Mark Frroku. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5443 |