HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ndalet “Ashensori”, Skenderbeu behet “I FORTE”!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Shkurt 2010 16:25   pdfShtypEmail

skenderbeu_lojtaret_festojne_gol_fitore_thumbPer here te pare ne 10 vite Skenderbeu i Korces do te kete nje ekip te denje per te qendruar ne Eliten e Futbollit Shqiptar. Duket se Skenderbeut do ti duheshin jo pak por plot 10 vjet per te ndaluar fenomenin “Ashensor” midis dy ligave Superlige-Kategoria e Pare, madje edhe liges akoma me inferiore - Kategoria e Dyte ku Skenderbeu e pa veten rreth 7 vjet me pare.
Do te duhej iniciativa e Ministrit te Financave Ridvan Bode (njekohesisht deputet i Qarkut Korce) si edhe dy deputeteve te tjere te ketij qarku: Gjergji Papa dhe Edmond Spaho qe brenda 48 oreve te afroheshin biznesmene te suksesshem, si edhe kompani mjaft prestigjoze. Ishte pikerisht nderhyrja e ketyre tre personazheve te politikes qe beri te mundur shpetimin ne nje kohe rekord te Skenderbeut i cili mbante si gjithmone ne 10 vitet e fundit vendin e fundit ne renditjen e Superliges.
Pas bisedimeve te ketyre dy diteve, bisedime te cilat filluan menjehere pas vendimit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Korces te cilet votuan kundra qendrimit te kryetarit te bashkise Peleshi ne postin e Presidentit te klubit Skenderbeu, u afruan menjehere 3 biznesmene shume te fuqishem, kenkretisht:


-z. Zamir Mane – Pronar i QTU (Qendra Tregtare Univers)
-z.Agim Zeqo – President i Red Bull per Shqiperine
-z.Irfan Hysenbelliu – Pronar i Birra Korca dhe grupit mediatik “Panorama”


Gjithashtu pjese e bisedimeve ishte edhe Gazetari Blendi Fevziu si edhe z.Andrea Mano (Prefekt I Qarkut Korce), pa harruar ketu edhe z.Alban Jaho (Drejtor i SUPERSPORT) i cili shprehu gadishmerine e tij per te nxjerre ekipin e Skenderbeut nga “Balta”. Behet e ditur se Sponsor Zyrtar i ekipit do te jete kompania SUPERSPORT. Gjithashtu menjehere pas perfundimit te negociatave, u be i ditur edhe rikthimi i sulmuesit Kroat Miliam Guerrib (Ne kontrate me ekipin e Skenderbeut por te cilit klubi “Skenderbeu” I detyrohej nje shume mbi 4000 euro), ndaj te cilit do te shlyhen te gjitha detyrimet e prapambetura si edhe do ti plotesohen te gjitha kushtet per te jetuar ne qytetin Juglindor. Krahas ketyre informacione nga I njejti burim behet i ditur edhe lajmi se do te afrohen prane ekipit edhe 3 futbolliste Maqedonas si edhe nje lojtar nga Kampionati Turk. Trajneri i ri i Ekipit do te jete Mirel Josa, i cili do te jete ne krye te stolit Korcar diten e hene, dite kur mendohet te!
behet prezantimi i ekipit te sapo-rindertuar si edhe i donatoreve te rinj. Pra vuajtjet e ekipit Korcar duket se morren fund, s’ka me « Skenderbe Pe-lesh »i, tashme Korca do te kete « Skenderbe betoni », ashtu sic i ka hije ketij qyteti dhe sportdashesve te tij te mrekullueshem.

Nga Genci Shehaj

busy
komente