Bogdani, një ndeshje larg 300 në Itali | ||||
|
Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, është duke vendosur një rekord personal në Itali, duke qenë vetëm një hap larg ndeshjes së tij të 300-të jubilare, në vitin e tij të dhjetë futbollistik në vendin fqinj. Në fakt ai pritej ta arrinte këtë shifër në ndeshjen e humbur të Kievos kundër Palermos të shtunën e kaluar, por trajneri Di Karlo nuk e futi për asnjë minutë në lojë Bogun, ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar mund ta realizojë atë kundër Livornos, një tjetër ish-skuadër e tij. Andi Gjata Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5378 |