Miqesore / Lorik Cana titullar ne miqesoren me KSK Hasselt | ||||
|
Mefushori i kombetares se Shqiperise Lorik Cana luajti 90 minuta si titullar dhe beri nje figure te mire duke fituar thuajse te gjitha dyliftimet, perfshi edhe 5 ballafaqime ajrore me lojtaret kundershtare. Gallatasaray luajti ndaj skuadres se Liges 3 te Belgjikes KSK Hasselt ne qytetin Hollandez Venlo aty ku skuadra po pergatitet perpara takimit qe do te zhvilloje me OFK Beograd per Europa League. Cana ishte protagonist edhe ne dy raste, ne pese minutat ekstreme te takimit, plus ne aksionin e golit te dyte. Ne minuten e 5-te leshoi nje top te gjate brenda zones per sulmuesin Mehmet Badala, por portieri kundershtar beri nje dalje te sigurte duke preventuar ndeshkimin. Ne aksionin e golit te dyte te shenuar nga Gallatasaray, ne minuten e 77-te, Cana nis aksionin e golit pas nje topi te gjate per Sabri Sonuglu i cili brenda zones leshon topin drejt portes ku Emre Collak dyfishon. Pese minuta para perfundimit, nje pasim i gjate per sulmuesin zevendesues Emre Collak, perseri perfundoi ne duart e portierit kundershtar qe ishte me i shpejte. Cana pritet qe edhe ne takimin ndaj OFK Beograd te luaj si titullar Kel Naraçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5607 |