Euro 2012/ Kuzhe nga spitali ben formacionin | ||||
|
Nje dite para ndeshjes me Bosnjen, trajneri i kombetares Josip Kuzhe ka zgjedhur 11-tshen e titullareve qe do ta nisin nga minuta e pare ne kete takim. Kroati edhe pse ende nuk ka dale nga spitali ku qendron i shtruar prej nje jave, ka zgjedhur te ndertoje formacionin e me pas ti jape direktivat e duhura zevendesit te tij Xhemal Mustedanagiç qe do te drejtoje nga pankina. Kuzhe ka zgjedhur te hedhe ne fushe kunder Bosnjes nje skuader me tipare sulmuese duke zgjedhur te ndryshoje shume nga kombetarja defensive qe jemi mesuar te shohim kohet e fundit. Ne porte do te aktiviziohet Arjan Beqaj. Ne mbrojtje Dallku do te zevendesoje Currin e demtuar dhe perkrah Canes do te formoje dyshen e qendres. Ne krahun e djathte do te luaje Vangjeli ndersa ne te majte do te luaje Agolli. E vecante per kete takim eshte se Ervin Bulku do te ulet ne pankine pas shume ndeshjes si titullar per ti lene vendin Andi Liles qe do te beje mesfushorin shkaterrues para mbrojtjes. Perkrah tij ne qender do te luaje Klodian Duro, ndersa Skela do te beje mesfushorin e majte. Gjergji Muzaka serish do ta nise si titullar ne krahun e djathte te mesfushes. Ne sulm, ashtu si ne ndeshjen me Luksenburgun do te luajne se bashku Bogdani e Salihi. Nje zgjedhje e guximshme kjo e Kuzhes, pasi perballe nje skuadre te forte si Bosnja, kuqezinjte do te mendojne me teper per te shenuar se sa per tu mbrojtur. Enea Shtrepi Formacioni mundshem Beqaj Vangjeli Dallku Cana Agolli Muzaka Lila Duro Skela Bogdani Salihi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5691 |