Ne Fokus / Cmenden Gjermanet - Ndeshja Bundesliges manipulohet nga Shqiptaret! | ||||
|
E perditeshmja gjermane BILD ne numrin e se premtes e ka publikuar protokollin e pergjimit nga Policia Italiane. A eshte manipuluar ndeshja ndermejet Bochum kunder Cottbus 3:2? Permes pergjimit te telefonatave nga Perndjekesit e Mafiase ne Itali, per here te pare shfaqet nje dyshime se eshte manipuluar nje ndeshje e Bundesliges. BILD e ka protokollin e pergjimit nga Italia, i cili ka hapur hetime edhe nga ana e DFB ( FFGJ ). Biseda ndermjet Bossit te Mafiase Francesco Avallone dhe Lojtarit Cristian Biancone ( 33 / ka manipuluar disa loje te Serie C ), me 2 Mars 2009 ka ecur keshtu: B: " Ndegjo, ata kane bere nje numer ne Bundesliga, nuk eshte per te qeshur." A: " Kur, dje? " B: " Te shtunden. Nje mjeshtri e vertete!" A: " Bundesliga? " B: " Po, dhe une e kam ditur nje gjysem ore perpara! " A: " Cila ndeshje?! B: " Bochum dhe Cottbus..." A: " Ajo 3:2? " B: " Ata e dinin se ndeshje do perfundoj 1 ( fitore per vendasit ). Por, 20 minuta para ndeshjes nuk e vu asnje Euro. 20 minutat e para sapo filloj ndeshja, i kane vene 1 280 000 Euro. ... Pergjate asaj Pjese Live Cottbus kaloj ne epersi ( 2:1 minuta 50 ) dhe ata i vune serish 30 000, 40 000 euro!" A: " Kete e kane bere ne Gjermani, sepse ketu mundesh vetem lojerat e Italise te vesh live...? " B: " Kjo eshte pune e Shqiptareve!" Nje gjurme e re, qe nga Shqiperia te dergon ne Bundesliga? Ne kete ndeshje per 90 minuta kane luajtur Mavraj ( Bochum ) dhe Skela ( Cottbus ) qe te dy kane bere loje te mire dhe kane marre notat 3. Ndeshja eshte vendosur nga nje penallti e dyshimte ne minuten e 80. Po te perfundonte ndeshja 2:2, Cottbus do qendronte ne lige, perderisa Bochum do largohej nga kategoria. Nese keto gjera dalin si te verteta do kete nje termet ne Bundesliga ( qe eshte nje nder gjerat me te shenjta te gjermaneve) dhe do sjelle pasoja te paparashikueshme... Sami Baqaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5662 |