HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne Fokus / Zvicra antishqiptare, vendi krimit dhe korrupsionit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Janar 2011 07:07   pdfShtypEmail
fshf_stadiumiZvicra është vendi ku kryqëzohen paratë e krimit dhe korrupsionit të gjithë botës dhe më së shumti të qarqeve anti-shqiptare. Keto qarqe kane ndikim te madh tek politik-berja e ketij shteti.Ky shtet idolizon si heronj dhe i kthen në mite ata politikanë zviceran qe udhëhoqën fushatën për ndalimin e minareve të xhamive. Helvetiket vazhdojne kete politberje nti-shqiptare ne te gjitha sferat e jetes, aktualisht edhe ne futboll.

Konkretisht ne do flasim per futbollin dhe jo per raportin e Dick Marty i cili eshte njefar "diss-i" kundrejt gjith Shqiptarise. Do te flasim per Kombetaren tone dhe jo per rastin “Dede Gecaj”, nje Shqiptari i cili u egzekutua mizorisht ne nje burg te zvicres, pasi  mbrojti nderin e familjes Shqiptare.

Federates sone i doli shume vone gjumi per nje afrim te talenteve nga kjo zone. Kur vende te tjera na kane vjedhur shume talente, FSHF ishte pergjumesh, por me ne fund sic po shihet u zgjua. Me mire vone se kurre. Keshtu e pergjumshme federata organizoi nje grumbullim-testim te talenteve shqiptare ne Zvicer, diku afer Zyrihut, ku u ftuan 200 talente por erdhen vetem 60. Arsyeja? Duke marre vesh shteti Zvicran per kete grumbullim, nderhyri ndermjet federates tek klubet Zvicerane dhe i urdheroi ato ekipe te mos lejojne talentet tane qe te realizojne deshiren e tyre per te veshur fanellen Kuq e Zi. Pasojat? Kercenim per ti ndeshkuar me perjashtim nga akademite e klubeve perkatese.


Ne nje spekter te duket sikur kemi te bejme me shtetin shqiptar, inisiatorin e shkaterrimit te futbollit ne vend, por si duket ka edhe me keq. Eshte skandaloze qe nje shtet si Zvicra nderhyn ne futboll. ( kur akte te tilla behen nga vende te tjera, perfshi edhe Shqiperine, ndodh penalizimi me pezullim ose perjashtim - Shqiperia viktime disa hereshe e ketyre proceseve). Akoma me skandaloz eshte fakti qe per akte te tilla Zvicra nuk pritet te kete pasoja pasi Sep Blater eshte zvicrran.


Viktime e njohur e ketyre akteve anti-shqiptare  eshte edhe Migjen Basha. Ky talent vendosi te vishet Kuq e Zi por per shkak te rregullores se FIFA-s/UEFA-s per kete duhet pelqimi i Zvicres pasi Basha ka qene pjese e Shpresave U-21 te atij vendi dhe ne kohen kur luante per Shpresat e Zvicres nuk posedonte nenshtetsin e Shqiperise.
Te gjithe ishim shume optimist qe Basha do behej pjese e Kombetares sone, madje u caktua dhe ndeshja miqesore, ne te cilen Migjeni do debutonte ne fallen e Kombit tone. Asnje shqiptar nuk priste asokohe pengesen e Zvicres. Mirepo, kjo e fundit deklaroj se e konsideron Migjenin si pjesn te perfaqsueses A te helvetikeve.

Por, Basha i vendosur me karakter Shqiptari kategorikisht i tha “JO” zvicres dhe deklaroi edhe nese nuk do me lejoni te luaj per Shqiperine une kurre per Zvicren nuk do teluaj.

Per kete qendrim ky djalosh meriton respekt shume te madh, pasi ka marre parasysh edhe presionet qe tashme jane duke iu bere familjes se tij ne Zvicer. Tani nga shteti zviceran, kane filluar presione e shantazhe si ato qe pesojne familjet shqiptare ne Greqi, por dallimi eshte se ato ne shtein "kryq-kuq" jene me te sofistikuara.



Fatkeqesisht patriotizmit te Migjenit i takon me shume hapesire, pasi beri ate qe as Behrami, Bunjaku apo edhe Xhemaili nuk e kane bere. KOhe me pare, Milaim Rama pasi u aktivizua me perfaqesuesen zvicerane dhe e pa realitetin, i beri thirrje publike Behramit qe te mos bej gabimin e njejte si ai dhe te perfaqesoi helvetiket pasi keta jane mosmirrenjohes, pra ne momentin qe nuk mund te perfitojne me nga ty ata te hedhin si lojtare pa vlere. Por Behrami i mjegulluar nga frangat zvicerane nuk e degjoi Milaimin.

Dihet qe ne nuk mund ta ndryshojme politiken e zvicres, por FSHF te bej ate qe sapo filloi te bej, sa me shume grumbullime me talente. Ne keto kushte te veshtira te futbollit ne vend te fitojme ndonje perforcim te vlefshem per kombetaren duke i bere me te organizuara dhe publike reklamimet, qe te jene te mundshme per te gjithe te interesuarit, jo si ne kete rast qe shumica e talenteve ishin ne mangesi informimi dhe nuk munden te paraqiten.

Perfundimisht, te gjithe talenteve dhe lojtareve me kombesi ose shtetesi Shqiptare qe kane mundesi dhe pretendojne te luajne me Zvicren, te mos e bejne ate gabim sepse me Zvicren me lehte mashtrohesh se sa krenohesh


Dardanoz Zhilivoda

busy
komente