Ne fokus/ U falsifikuan biletat, mbi nje mije tifoz mbeten jashte | ||||
|
Nje rremuje e madhe ka ndodhur pak para se te fillonte ndeshja Shqiperi-Bjellorusi. Tifoz te shumte kane ngelur jashte edhe pse kishin blere ne sportelet ku ishin shitur biletat me cmime te kripuara. Bileta te falsifikuara dhe futja pa kriter qe ishte bere ne oret e para kur u hapen dyert e Qemal Stafes, kishte bere qe te mbusheshin shume shpejt shkallet e stadiumit. Nje rremuje e madhe eshte bere jashte dyerve pasi mbi nje mije persona duke i treguar policise biletat e kane pasur te pamundur te hyjne brenda. Disa prej tyre jane perplasur me policine duke dashur te mbrojne te drejten e tyre. FSHF eshte e vetmja pergjegjese per kete rremuje dhe duhet te demshperbleje ata qe kane blere biletat dhe kane ngelur jashte per shkak te paaftesise per te menaxhuar shitjen dhe stadiumin. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5466 |