Kombetarja/ “Loro Borici” mund te jete shtepia e re per kuqezinjte | ||||
|
Stadiumi i Prishtines apo ai i Shkodres. Kjo eshte pyetja me e madhe qe kane per momentin tifozet kuqezi. Ndeshja me Francen do te jete e fundit qe do te luhet ne Qemal Stafa. Ky stadium do te prishet per tu ribere nga e para. FSHF kohet e fundit ka qene ne kontakte te vazhdueshme me simotren e saj ne Kosove. Ndeshja me Rumanine qe do te luhet ne tetor, mund te zhvillohet ne stadiumin e Prishtines por se fundmi eshte shtuar dhe alternativa per tu luajtur ne Loro Borici te Shkodres. Akoma nuk eshte vendosur gje konkrete dhe tifozet e dy qyteteve po presin me ankth. Te dyja stadiumet nese duan te organizojne nje ndeshje te tille duhet ti nenshtrohen nje rikonstruksioni te pergjithshem per te arritur standartet qe kerkon UEFA per ndeshje nderkombetare. Shume shpejt do te mesohet se cila do te jete shtepia e re e Kombetares. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5788 |