Josip Kuzhe: Dua “koken” e Bosnjes dhe pastaj enderrojme Europen | ||||
|
“Une dua te fitoj ne Bosnje”, kjo ka qene deklarata bombastike qe trajneri i Kombetares Shqipetare ka bere sot per mediat. Kuqezinjte nen drejtimin e tij do te udhetojne pas 20 ditesh drejt Bosnjes. Ne Zenice, Shqiperia do te luaj shancin e saj per nje mundesi per tu kualifikuar ne Euro 2012. Trajneri i kombetares Josip Kuzhe eshte optimist para kesaj ndeshje dhe me shume se cdo gjeje tjeter ai ka treguar se e gezon forma e mire qe po kalojne futbollistet shqipetar qe luajne ne Europe. “E kam bere listen gati, formacionin ende jo por me gezon forma e mire qe po kalojne futbollistet tane ne Europe. Do te kete lojtare te rinj si Bakaj, Vila etj, por keta nuk jane me te rinj ne skuader. Mos prisni ndonje surprize sa u perket emrave te rinj ne listen qe do publikoj per pak dite. Rikthimi i Currit nga demtimi eshte shume positive. Ai i ka munguar kombetares. Sa i perket kundershtarit, Bosnja eshte nje skuader e forte sidomos ne ndeshjet qe luhen ne shtepi. Ne do provojme shancet tona. Kjo Kombetare eshte rritur dhe une kam besim se mund te kthehemi me fitore”, ka thene trajneri Shqiperise, Josip Kuzhe. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5704 |