Samir Ujkani: Më erdhi keq per tifozat ! | ||||
|
Portieri i kombetares se Shqiperise, Samir Ujkani i cili luajti takimin e dyte rresht si titullar ne porten e skuadres kombetare, pesoi humbjen e pare te thelle si portier i ekipit gjate ketyre eliminatoreve. “Ishte nje humbje e rende, sepse nuk meritonim te pesonim kater gola. Luajtem me mire dhe nuk mund te them qe rezultati i perket lojes se zhvilluar. Me erdhi shume keq per tifozat, sepse ishin ne nje numer te madh ne Stadium dhe nuk u kenaqenâ€, u shpreh per Albaniasoccer.com nga Italia, portiere i kombetares se Shqiperise Samir Ujkani I cili e dinte se nuk do te ishte ndeshje e lehte. “Suedezet jane skuader e forte dhe padyshim qe ne fillim do te motivoheshin per te shenuar qe te kishin njefare sigurie, nese ndodhnin surpriza ne Portugali. Goli i pare erdhi shume shpejt dhe padyshim kjo i dha nje lehtesi ne loje vendasve. Me pas ne luajtem mire dhe papritur nje moment delikat ne disfavor tonin dhe ata e dyfishuan rezultatin. Menjehere, shenuan edhe golin e trete dhe kjo ishte shume e disfavorshme per tu permbysur ne pjesen e dyte », theksoi Ujkani, i cili diten e shtune do te luj per skuadren e tij Novara ne Lega Pro 1a. Ne porte tek  Novara, Ujkani ka pesuar vetem 4 gola, me pak se cdo skuader tjeter dhe te Shtunen luan jashte fushe dhe do te mundohet qe te marri maksimumin e pikeve per tu ngjitur ne vend te pare. "Do shkojme per fitore, sepse nuk duam ti shkeputemi Kremonezes qe ndodhet nje pike me siper", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, portieri i kombetares, Samir Ujkani
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5575 |