Kombetarja/ Largohet Kuzhe. Hasi, Vata dhe Kuman gati per ta zevendesuar! | ||||
|
Presidenti Armando Duka ka nderprer bashkepunimin me trajnerin kroat Josip Kuzhe. Ky vendim ka qene i pritshem pas kater humbjeve rradhazi qe ekipi yne kombetar pesoi. Ne zyrat e FSHF-se, takimi midis dy paleve ka zgjatur me shume se nje ore dhe eshte vendosur qe kontrata te nderpritet duke i lene rruge te hapur zgjedhjes se nje trajneri te ri per kombetaren Shqipetare. Josip Kuzhe deklaroi se: “Kjo eshte zgjedhja me e mire si per mua dhe per kombetaren Shqipetare”, ndersa nga ana tjeter FSHF deklaroi se: “Largimi i Kuzhes nga drejtimi i kombetares kuqezi eshte bere pasi ai nuk arriti objektivat”. Trajnerit kroat i skadonte kontrata me date 31-12-2012, por ajo do te zgjidhet direkt me konsesus. Burime prane FSHF-se, kane pohuar se Kuzhe do te marre te plote pagesen pavaresisht lenies se punes para kohe. Kuzhe ka drejtuar Shqipërinë në 13-ndeshje zyrtare me një bilanc: 2-fitore 4-barazime 7-humbje Kuzhe ka drejtuar Shqipërinë në 11-ndeshje miqësore me një bilanc: 6-fitore 3-barazime 2-humbje Kroati ka hyrë në historinë e kombëtares shqiptare si trajneri që ka arritur fitoren më të thellë në historinë e përfaqësueses sonë: 6-1 ndaj Qipros në një ndeshje miqësore të vitit 2009. Largimi i Josip Kuzhe i hap rrugën zgjedhjes së trajnerit të ri nga ana e Federatës, një vendim që pritet të vijë përpara ndeshjeve miqësore me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë në muajin nëntor. Besnik Hasi, Rudi Vata dhe Ervin Kuman janë tre emrat më të përfolur deri më tani, por kandidatët duken vërtet të shumtë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4834 |