Ne fokus/ Kombetarja mbetet “jetime”, tifozet mungojne ne “Qemal Stafa” | ||||
|
Ashtu si kishin premtuar, tifozet Kuq e Zi kishin bojkotuar kombetaren ne ndeshjen qe luajti kunder Azerbaxhanit. Stadiumi “Qemal Stafa” ne kete miqesore ishte thuajse krejt i boshatisur dhe ndihej qe nuk ishte atmosfera e zakonshme per skuadren tone kombetare. Pak njerez ne tribuna, thuajse fare atmosfere dhe gjithcka ngjante me nje ndeshje te rendomte te kampionatit shqiptar. Rezultatet zhgenjyese qe Shqiperia ka marre ne ndeshjet e fundit, largimi i Kuzhes nje nga trajneret me te dashur per tifozerine, mungesa e nje trajneri te ri dhe cmimet e larta te biletave, e bene “Qemal Stafen” te kishte jo me shume se nje mije tifoz. Kombetarja ka mbetur jetime dhe kjo duhet te shqetesoje drejtuesit e skuadres qe perfaqeson kombin dhe jo vetem nje institucion. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4458 |