HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Eduard Prodani: Dënojmë thirrjet nacionaliste që u bënë gjatë miqësores Maqedoni-Shqipëri, por nuk do të ankohemi tek UEFA
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Nentor 2011 15:33   pdfShtypEmail

fshf_logoFederata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, deklaroi:

“Edhe pse nuk i kuptonim thirrjet e tifozëve maqedonas, shumë shpejt e mësuam se po na fyenin dhe çfarë po thoshin”.

Më tej, ai argumentoi vendimin për të mos e paraqitur këtë çështje tek UEFA.

“Absolutisht i dënojmë të gjitha thirrjet nacionaliste që u bënë në stadiumin e Prilepit gjatë miqësores Maqedoni-Shqipëri. Gjithsesi, nuk do të ankohemi tek UEFA, sepse këto episode erdhën nga një grup i vogël tifozësh, të cilët shumë shpejt do të izolohen”, tha Prodani.

“Nuk vërejtëm ndonjë qëndrim antishqiptar te kreu i FFM-së, Haxhiristeski. Përkundrazi, ai na rezervoi një pritje shumë të mirë, duke konfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer që ekziston mes dy institucioneve tona. Gjithashtu jam i bindur që Federata Maqedonase nuk i mbështet tifozët që veprojnë në këtë mënyrë, sepse ata përbëjnë një problem për FMM-në, e cila penalizohet dhe gjobitet prej një sjelljeje të tillë. Mund të them se gjithçka do të ishte e shkëlqyer dhe ndeshja do të ishte një miqësore e vërtetë nëse nuk do të ishin bërë ato thirrje antishqiptare”.

Si për të konfirmuar marrëdhënien e mirë që ekziston ndërmjet dy federatave, Prodani bëri të ditur se, në një periudhë të mëvonshme, përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë do të luajnë sërish një miqësore në vendin tonë. Ndërkohë, për sa u takon akuzave se FSHF-ja është përgjegjëse për atë që ndodhi, pasi pranoi që ndeshja të luhej në Prilep, pavarësisht se e kishte të qartë nacionalizmin që ekziston në këtë qytet, numri 2 i federatës tha:

“I gjithë delegacioni shqiptar e kuptoi që zyrtarët shqiptarë të Federatës Maqedonase ishin në siklet dhe nuk ndiheshin komodë gjatë fyerjeve. Por, vendi ku luhet miqësorja përcaktohet nga federata pritëse. Në miqësoren e zhvilluar përpara një viti në Korçë, ishte FSHF-ja ajo që e zgjodhi stadiumin. Kështu që në këtë rast, nuk mund të përziheshim. Gjithsesi, në kushtet aktuale do të provojmë që në rast të një tjetër miqësoreje në Maqedoni të arrijmë një marrëveshje, që ndeshja të luhet në një tjetër qytet”.

Por, për ndeshjen në Prilep ekzistonte një akord ndërmjet presidentëve të dy federatave, Duka e Haxhiristeski. Ky i fundit e kishte zgjedhur stadiumin “Goce Dellcev”, me qëllimin që grupimi i tifozëve “Majmunët”, pikërisht ata që lëshuan thirrjet antishqiptare, të festonin 25-vjetorin e themelimit.

Kjo u konfirmua nga zv.presidenti me origjinë shqiptare i FMM-së, Qenan Idrizi. Për maqedonasen “Lajm” ai tha:

“Ishim në hall të shkonim apo jo në Prilep. E dinim se nëse do të udhëtonim, do të përballeshim me fyerjet nacionaliste. Por, po të mos udhëtonim, mund të krijohej përshtypja për një mungesë respekti ndaj FSHF-së. Ishim shumë të mërzitur me atë që pamë. I blemë një tortë grupit ‘Majmunët’ për jubileun, ndërsa ata na shanë. Të them të drejtën ne jemi ankuar që ndeshja mos të luhej në Prilep, por vendi i miqësores ishte vendosur nga Duka dhe Haxhiristeski dhe nuk mund të bënim asgjë për ta ndryshuar”.


busy
komente