Kombetarja/ De Biasi, stervitja e pare shqipe | ||||
|
Stervitja e pare ne Shqiperi per trajnerin e sapo emeruar te kombetares kuqezi Gianni De Biasi shenohet sot ne qytetin e Durresit. Ai ne komunikimin e pare shqip ka grumbulluar lojtaret me te mire te Ketegorise Superiore te cilet do te provohen ne kete zbor stervitor. Gjithcka starton per trajnerin italian me ata qe luajne ne kampionatin me te forte ne Shqiperi, me futbollistet qe cdo jave kontribuojne ne rritjen e nivelit te skuadrave tona. Disa nga emrat e te grumbulluarve kane qene edhe me pare ne listat e ekipit kombetar, nderkohe qe ata dhe pretendetet e tjere duhet te konfirmojne para De Biasit formen e tyre dhe mundesite reale per te qene anetar i perfaqesueses sone. FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4493 |