Kombetarja/ De Biasi: Te drejtosh kombetaren eshte pergjegjesi! | ||||
|
Pas seancës së parë stervitore me lojtaret e kampionatit shqiptar, kandidate per tu afruar prane skuadres kombetare, trajneri i kombetares De Biazi ka dhënë një konferencë për shtyp. “Drejtimi i Kombëtares shqiptare është një përgjegjësi. Fakti që përfaqësoj një shtet në arenën ndërkombëtare të futbollit është një arsye për të qenë krenar, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe”- u shpreh De Biazi Italiani me diplomaci nuk i ka ruajtur elozhet per Fderaten dhe eprorin e vet duke i falenderuar si gjithnje drejtuesit e Federates per mundesine qe i kane krijuar. " Do të përpiqemi se bashku me ndihmesit e mij të punojmë mirë për Federatën dhe Kombëtaren, duke pasur shume besim tek detyra e re dhe jemi te motivuar maksimalisht". Ne vazhdim, trajneri De Biazi ka treguar se dyert e kombetares jane te hapura per kedo. "Kombetarja, i ka dyert te hapura per kedo. Aktualisht, po vezhgojme lojtaret e kampionatit shqiptar, per te cilet do te kem nje vizion te plote pas perfundimit te grumbullimit. Do të mundohemi që deri më 29 shkurt ti vëzhgojmë të gjithë lojtarët që luajnë jashtë dhe të kemi informacione sa më të plota", - theksoi De Biazi duke shpresuar qe me kombinacionet midis dy kontigjenteve, me lojtare jashte dhe brenda Shqiperise te krijoj nje skuader sa me te balancuar. qe te sulmoje-mbroje dhe te jete e pozicionuar mire taktikisht ne fushe. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4714 |