Deklarate per shtyp / FSHF: Lajmi per trukim te ndeshjeve te kombetares eshte i pabazuar | ||||
|
fshfFederata Shqiptare e Futbollit pas lajmit te publikuar ne media per ekipin Kombetar deklaron se: Ky lajm nuk ka asnje baze per te akuzuar Ekipin Kombetar te Shqiperise se ka trukuar ndeshje. Biseda e dikujt me nje te trete se me ka thene trajneri i Shqiperise nuk eshte aspak argument per te hedhur mjegull e hije dyshimi. Nje retorike te tille mund ta perdore cdo njeri por e pa vertetuar kjo nuk mund te perbeje akuze. Federata Shqiptare e Futbollit ka besim te plote tek Ekipi Kombetar. Ajo eshte e bindur se kurre asnjeri prej atyre futbollisteve qe kane veshur fanellen kuqezi nuk mund ta mendoje nje gje te tille. Krenaria, pergjegjesia dhe profesionalizmi jane bere gjithnje bashke nen hymnin dhe flamurin tone Kombetar, ne te gjitha ndeshjet e zhvilluara. Federata Shqiptare e Futbollit eshte e hapur, transparente dhe e gatshme te vere ne dispozicion te drejtesise gjithcka. Ajo ka qene e do te jete bashkepunuese me te gjithe ata qe respektojne ligjet, duan futbollin dhe adhurojne Kombetaren. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4362 |