Kombetarja/ De Biasi : Ndeshja do te jete një mundësi e mire testimi | ||||
|
Sot ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biasi ka dale ne konference per shtyp perpara nisjes per ne Tbilisi ku do te zhvillohet ndeshja miqesore Gjeorgji - Shqiperi. Trajneri i kuqezinjve ka sqaruar mos përfshirjen e dy titullarëve, Salihit dhe Telit ne ndeshjen me Gjeorgjinë, si zgjedhje për te luajtur me futbolliste aktive. I pyetur edhe mbi tre emrat e rinj, te grumbulluar për miqësoren e 29-Shkurtit ne Tbilis, De Biasi u shpreh se ndeshja do te jete një mundësi e mire testimi. Mungesa e titullareve Cana, Curri e Bogdani eshte e rendesishme vuri ne dukje De Biasi, por kjo nuk na demoralizon per te pershtatur e provuar lojtare te tjere te cilet premtojne per nje te ardhme ne ekipin Kombetar. Ai theksoi se brenda dy diteve ne takimin e pare me futbollistet e perfaqesueses duhet bere vleresimi i gjendjes se tyre dhe mundesia per te percaktuar me te miren ne fushen e lojes. De Biassi ka shtuar gjithashtu se ekipi kombëtar duhet te punoje me shume për te luajtur ne skuadër, çka do te jete edhe sfida e te mërkurës. Për trajnerin italian, miqësorja me Gjeorgjinë është e para ne krye te stolit te kombëtares shqiptare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4390 |