Kombetarja/ Kuq e zinjt do te luajne ne Shkoder ? | ||||
|
Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit ka takuar kryetarin e bashkise Lulzim Basha ne lidhje me ndërtimin e parkingut pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Te dy palët ka rene dakord ne lidhje me ndërtimin e parkingut por njëkohësisht te realizohen kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Por një opsion mbetet rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” dhe zhvillimi i dy ndeshjeve te ardhshme te kombëtares ne Shkodër. Fundjavën e kaluar firma kontraktuese filloi punimet për ndërtimit te parkingut nëntokësor te sheshi “Italia” e cila është dhe porta hyrëse e stadiumit kombëtar. Por ky veprim solli reagimin e Federatës Shqiptare te Futbollit e cila ne një letër drejtuar instancave shtetërore deklaronte se rrethimi i stadiumit do te mbyllte vendin për parkimin e makinave te skuadrave diçka e papranueshme për rregullat e UEFA-s. Kombëtarja shqiptare ka katër ndeshje për te luajtur ndërsa ne “Qemal Stafa” si stadiumi i vetëm i licencuar luajnë edhe ekipet shqiptare ne kupat e Evropës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4429 |