Kombetarja/ De Biasi : Fryma e grupit eshte e nje niveli te larte | ||||
|
Trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biasi menjehere pas mberritjes nga Turqia ka dale perpara gazetareve ne nje Konference per Shtyp ku ka "rrefyer" per dy ndeshjet e fundit miqesore, Shqiperi-Katar 2-1 dhe Shqiperi-Iran 1-0. Per te dy fitoret e merituara De Biasi ka nenvizuar frymen e grupit e cila eshte e nje niveli te larte pasi te gjithe lojtaret pjesmarres kane manifestuar nje solidaritet interesant me njeri - tjetrin per ti sherbyer Kombetares. Pervec kesaj ne plaqnin tekniko-taktik trajneri iatalian i Shqiperise ka treguar se i kemi dhene mundesine shume futbollisteve qe te provohen me fanellen kuqezi, madje kemi aktivizuar edhe te rinj te cilet kane ardhur nga ekipi Kombetar Shpresa. Ne listen time ka deklaruar De Biasi jane 30 futbolliste te cilet do te jene protagonistet kryesore per skuadren e cila do te zhvilloje takimet per Eliminatoret Brazil 2014. Deri ne fillimin e ndeshjeve zyrtare ka deklaruar ai kemi edhe miqesoren me Moldavine ne Tirane e cila eshte nje test tjeter i rendesishem perpara takimit te pare me Qipron ne Tirane. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4647 |