Kombetarja/ De Biasi: Mos harrojmë limitet tona | ||||
|
Një skuadër qe kujdeset te gaboje sa me pak nga ana taktike dhe teknike. Është ky përkufizimi i teknikut De Biasi ne përfundim te miqësoreve me Katarin dhe Iranin, te fituara te dyja nga kuqezinjtë. Sipas trajnerit italian, rezultati nuk vjen rastësisht dhe ai te jep besim për te ardhmen, por është fryt i kualiteteve qe ka ekipi, si vendosmëria dëshira për te ndihmuar, apo agresiviteti. Por a japin këto rezultate besimin qe Shqipëria te beje hapin e madh ne historinë e saj? “Filozofia jone duhet te jete: Sa është limiti ynë, pa fantazi dhe te mos ëndërrojmë kot. Ne do ta provojmë deri ne fund për kualifikimin ne eliminatoret e ardhshme. Varet nga shume faktorë. Ne duhet te shfrytëzojmë kualitetet tona, por diferencën e bëjnë lojtaret e mëdhenj. Nëse do te jemi me te kthjellet për 90-minuta mund tu shkaktojmë vështirësi edhe ekipeve qe janë teknikisht me mire. Pashe miqësoren e Francës, e cila hasi shume vështirësi me një kundërshtar qe ne e kemi ne grup, Islandën. Për eliminatoret kemi grup te vështirë, te paktën ne letër, janë tre skuadra,” u shpreh De Biasi. Takimin e radhës, kombëtarja shqiptare e ka ne 15 gusht ne një miqësore kundër Moldavisë, ku edhe aty tekniku De Biasi do te vazhdoje eksperimentet për te krijuar skuadrën definitive ne prag te eliminatoreve te botërorit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4411 |