HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Kompanitë e basteve favorizojnë kuqezinjtë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 12 Tetor 2012 14:45   pdfShtypEmail

shqiperia_feston_golShqipëri-Islandë është një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë në mënyrë direkte për vendin e katërt në Grupin E të kualifikueseve të Botërorit 2014. Një sfidë relativisht e balancuar për kualitetin që kanë dy skuadrat, por ku prej faktorit fushë, kuqezinjtë cilësohen si të favorizuar për të fituar.

Kompanitë e basteve kanë përcaktuar koeficientët për triumfin e Shqipërisë, që është 2,15. Një kuotë relativisht e lartë, e cila konfirmon vështirësitë e sfidës me nordikët. Megjithatë, skuadra e De Biasit ka më tepër shanse për të marrë tri pikët në “Qemal Stafa”.


Fitorja e Islandës në Tiranë ka koeficientin 3,2, ndërsa barazimi është në kuotë paksa më të ulët, me koeficientin 3,15. Bastet anojnë nga Shqipëria mbi të gjitha prej mbështetjes së tifozëve, megjithatë koeficientët duket se lënë të hapur çdo diskutim prej fitores 2-0 që islandezët regjistruan kundër Norvegjisë në ndeshjen e parë.


Ndërkohë, Shqipëria është në avantazh me Islandën edhe përsa i takon ndeshjeve. Dy skuadrat janë përballur tre herë mes tyre, në kualifikueset e Euro 1992 dhe në një miqësore, me kuqezinjtë që udhëheqin 2-1 me fitore.


Sfidat kanë nisur në vitin e largët 1990, kur më 30 maj Shqipëria humbiste me rezultatin 2-0 në Rejkjavik. Dy ndeshjet e tjera janë luajtur në Tiranë. Kuqezinjtë kanë fituar më 26 maj 1991, në takimin e kthimit eliminator, me rezultatin 1-0, ndërsa fitorja e dytë erdhi më 31 mars të vitit 2004, me shifrat 2-1.


Shqipëria dhe Islanda janë në barazim përsa i takon golavarazhit, me nga 3 gola të shënuar dhe 3 të pësuar secila në sfidat direkte.


busy
komente