HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Meha pasardhësi i Ervin Skelës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Tetor 2012 19:28   pdfShtypEmail

alban_mehaDy asiste për gol në tri ndeshjet e para eliminatiore të Brazil 2014, por jo vetëm kaq.

Alban Meha, i pajisur vetëm në fillim të shtatorit me pasaportë shqiptare i ka dhënë një tjetër fizionomi lojës sulmuese të Shqipërisë së De Biazit, aq sa besohet se është njeriu që i ka munguar kombëtares kuqezi pas tërheqjes nga futbolli të Ervin Skelës.

Goditjet stabdarde të ekzekutuara prej tij, nga këndi apo pas një faulli të fituar afër zonës kundërshtare, mund të përkthehen të gjitha në raste për gol për Shqipërinë, që ka sulmues të aftë për të ndëshkuar me goditjen në kokë, si Bogdani, Cani, por edhe Sadiku dhe Salihi.


Zëvendësimi i Mehas në fillim të pjesës së dytë me Islandën, për arsye dëmtimi, por ndoshta edhe për shkak të terrenit të rënduar, ia humbi fantazinë lojës sulmuese të kuqezinjve, por ajo që shqetëson më shumë në prag të takimit me Slloveninë është fakti që Alban Meha mund të moj jetë i gatshëm për De Biazin edhe ndaj ballkanasve.


Stafi mjekësor e kishte të vështirë të konfirmonte praninë e 26 vjeçarit në fushë, por nuk mund të thoshte me siguri që mesfushori i Paderbornit do të mungojë ndaj Sllovenisë, duke lënë gjithçka në dyshim.


Megjithatë tekniku Italian ka edhe një ditë kohë për të parë me shumë kujdes gjendjen e të gjithë lojtarëve dhe për të vendosur në fund mbi formacionin titullar. Një gjë është e qartë, pa Alban Mehën në fushë, Shqipëria humb shumë nga shkëlqimi i saj, sidomos rrezikshmërinë në zonën kundërshtare.


busy
komente